Vdes një i moshuar te ‘Shefqet Ndroqi’, ministria: Nuk ishte me COVID-19

425
Sigal

Një i moshuar 82-vjeç nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.I moshuari ishte sjellë nga Shkodra së fundmi në këtë spital dhe rezultonte pozitiv me koronavirus.Megjithatë, edhe pse ishte me koronavirus, 82-vjeçari nuk është futur në listën e personave që kanë vdekur nga koronavirusi.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i moshuari ishte sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës dy ditë më parë dhe ishte pa shenja të COVID19. “I moshuari ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal. Referuar spitalit “Shefqet Ndroqi”, pacienti nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatik për këtë sëmundje, por si pasojë tromboembolisë pulmonare” thotë ministria.