Covid-19/ Familjet shqiptare i rikthehen blerjes me verësi në dyqane

398
Sigal

Në vrojtimin periodik për gjendjen financiare të familjeve, Banka e Shqipërisë raportoi se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019, rreth 24% e familjeve shqiptare kanë të paktën një borxh për të paguar.

Kjo peshë ka mbetur e pandryshuar krahasuar me vrojtimin e kaluar dhe ka shënuar një rënie të lehtë ndaj një viti më parë, por mbetet 4 pikë përqindje nën mesataren historike të vrojtimit (që prej vitit 2010).

Mirëpo  nga borxhi total i familjeve, 27% e tij është siguruar në tregun e zi dhe është në formën e mallrave të papaguar në dyqane.

Banka e Shqipërisë raportoi se, totali i tepricës së raportuar të huasë rezulton në rritje krahasuar me vrojtimin e kaluar dhe me një vit më parë.

Rreth 73% e kësaj teprice është siguruar nga burime formale (68% nga bankat dhe 5% nga institucione financiare jobanka) dhe rreth 27% nga burime joformale (si ‘persona fizikë’, ‘hua në formë malli’ etj.).

Kjo strukturë është zhvendosur me 3 pp në favor të huamarrjes formale në terma gjashtëmujorë dhe vjetorë. Në përbërjen sipas monedhës, rezulton se 71% e tepricës është në lekë dhe 14% në valutë (kryesisht euro)

Familjet shqiptare rritën tendencën për kursime në gjashtëmujorin e dytë, teksa Banka e Shqipërisë në një anketë të posaçme gjeti se, të ardhurat  kishin pësuar rritje, ndërsa shpenzimet ishin ulur në krahasim me gjashtëmujorin e parë. Po vrojtimi zbuloi gjithashtu se të ardhurat e siguruara në vitin 2009 ishin më të ulta se mesatarja e dy viteve të kaluara 2017 dhe 2018.

Vrojtimi mbi gjendjen financiare të familjeve gjeti se, ngarkesa me borxh e fe tyre ishte në nivele relativisht të përshtatshme dhe shfaq prirje rënëse në gjashtëmujorin e dytë të vitit.

Kërkesa për huamarrje e familjeve ka dhënë sinjale rigjallërimi. Rreth 40% e të përgjigjurve deklarojnë se e konsiderojnë mundësinë për të marrë/rimarrë një hua të re në gjashtëmujorin e ardhshëm dhe kjo peshë është rritur krahasuar me dy vrojtimet e kaluara.