Vdekja e Lear Kurtit/ Protestë para Ministrisë së Brendshme: Kërkojmë drejtësi!

97
Sigal

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë mbrëmjen e sotme para Ministrisë së Brendshme në lidhje me vdekjen e të riut Lear Kurti pas shoqërimit në Komisariat.

“Jetën na e ka dhënë Zoti, kjo polici e shteti po na e merr çdo ditë,. Kur na vret policia kë duhet të thërrasim. Na jep dot kush këtë përgjigje. Ne duhet të thërrasim popullin. T’i dalim përballë, atij”, është shprehur një qytetar.

Gjithashtu qytetarët në thirrjet “Polici e krimit”, kanë bërë thirrje për bashkim të qytetarëve, dhe të kundërshtojnë dhunën policore.

“Janë politikat e shtetit shqiptar që po vrasin të rinjtë tanë,. Jemi këtu të kërkojmë llogari, vëllai i dikujt u vra padrejtësisht. Policisë i ngelen djemtë  e Shqipërisë në dorë. I ngelën djemtë e një nënë në dore. Vranë Ardit Gjoklen, u vra i riu në Kavajë. Vranë Jonadën me një skaf që i kalonte 50 mijë euro” tha një tjetër qytetar.