Mbyllja e kolegjit turk, reagon KiE: Shqipëria, shembull i përdorimit të autoritetit publik për qëllime politike

94
Sigal

Presidenti turk përdori peshën e zyrës së tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka reaguar për mbylljen e kolegjit turk.Në reagim specifikohet se juristët, akademikët dhe shoqëria civile, e cilësojnë një vendim të tillë si arbitrar dhe se shkak për marrjen e vendimit është bërë presioni nga autoritetet turke.

Reagimi:

Shqipëria, një shembull i fundit i përdorimit të autoritetit publik për qëllime politike.Më 22 shtator 2022, qeveria shqiptare anuloi dy institucione arsimore turke për shkak të një procedure të pretenduar zhvendosjeje. Kjo mbyllje u vlerësua nga juristët, akademikët dhe shoqëria civile si një vendim arbitrar i qeverisë shqiptare për shkak të presionit të autoriteteve turke.

Për më shumë se shtatë vjet, politika e jashtme turke e bëri misionin e saj mbylljen e institucioneve arsimore të perceptuara si të sikletshme për qeverinë Erdogan. Presidenti turk përdori peshën e zyrës së tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare dhe qeveritë e tjera duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë. Këto përpjekje për mbylljen e shkollave u pasuan shpesh me rrëmbime dhe ekstradime të paligjshme. Rastet e rrëmbimit të mësuesve turq kanë ndodhur në të njëjtin skenar në Republikën e Moldavisë (shih Doc. 14649“Thirrja e Republikës së Moldavisë për të rivendosur sundimin e ligjit”) dhe kanë çuar në dënimin e vendit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ne jemi të shqetësuar që Shqipëria, si vend kandidat për në BE, nuk respekton shtetin e së drejtës duke vendosur politikisht nën presionin e jashtëm.

Asambleja Parlamentare duhet ta ndjekë këtë rast dhe t’i bëjë thirrje Shqipërisë të respektojë shtetin e së drejtës.

Pra duket se kryeministri Edi Rama i ka hapur shumë telashe vetes me qokat ndaj Erdoganit. Nuk është çudi të kemi një reagim nga Gjykata e Strasburgut.

2 kulla të tjera te godina e “Mehmet Akif”; investitori “maskë” do jetë Sinan Idrizi i Ramës e Erdoganit

Sipas informacionit konflikti mes qeverisë dhe kolegjit turk “Mehmet Akif” në Tiranë, nuk paska qenë për mos-zbatim ligji, por për pazare të tjera, që lidhen me truallin pronë shtetërore të kësaj godine, i cili është vendosur të bëhet “kurban” për kulla.Kjo ka qenë arsyeja e transferimit të kolegjit sipas pazarit, por Rama i nxori jashtë loje dhe i la pa pjesë në 2 kullat që do ndërtohen, duke përdorur mashtruesin Sinan Idrizi, ndërsa presionit të tyre, Edi Rama iu kundërpërgjigj me heqje të licencës, duke i përkëdhelur sedrën Erdoganit, me zbatimin e udhërit për të goditur bizneset e Fetullah Gylen.Nuk është rastësi, që mes kryeministrit Rama dhe kolegjit “Mehmet Akif”, u gjend mashtruesi Sinan Idrizi, në rolin e blerësit të godinës e truallit ku ishte ky kolegj te kryqëzimi “21 Dhjetori”.Sipas pamfleti Për të zhvatur këtë truall, është përdorur skema mafioze e dhënies me koncesion këmbimi në klering, sipas të cilit, Sinan Idirizi si investitor, do t’i jap Bashkisë së Tiranës 20% të sipërfaqes së shfrytëzueshme për zyra apo banesa, ose 30% të sipërfaqes ndërtimore “bruto”.