Vdekja e Eduart Kukan/ Presidenti Meta: Avokati i palodhur i integrimit europian të Shqipërisë

217
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes në moshen 83 – vjeçare të ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë dhe deputetit të Parlamentit Evropian Eduard Kukan.

Në një postim në faqen e tij në facebook, Meta shkruan se ai ishte, “promotor i demokratizimit të plotë të vendit tonë”.

Postimi i plotë:

I pikëlluar nga humbja e një miku të dashur dhe avokati të palodhur të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Promotor i demokratizimit të plotë të vendit tonë, kontributi i Tij për forcimin e miqësisë midis dy vendeve tona dhe mbështetja për integrimin europian do të mbetet i paharruar.

Ngushëllime familjes dhe kolegëve!

Image

© SYRI.net