Vdekja e 30-vjeçares gjatë lindjes, mjekët: Shkak infarkti

216
Sigal

Gëzimi është kthyer në hidhërim nga ngjarja tragjike. Në maternitetin e Fierit katër ditë më parë, 30-vjeçarja Elisabeta Lamaj shkoi për të lindur, por gjatë operacionit ajo humbi jetën. Ajo i’u nënshtrua një operacioni cezarian. Familjarët kanë hedhur akuza në drejtim të mjekëve që trajtuan të renë.

Mjekët që u kujdesën për të ndjerën, kanë përcaktuar si shkak të vdekjes infarktin akut të miokardit si shkak të vdekjes së saj. Elisabeta Lamaj humbi jetën pas kryerjes së anestezisë lokale, në maternitetin e Fierit, ku shkoi të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë, e cila gëzon shëndet të plotë.

Familjarët e të resë kanë bërë përgjegjës mjekët për vdekjen e saj, ndërsa bashkëshorti i të ndjerës, Leonard lamaj, ka bërë kallëzimin penal në policinë Fier për mjekim të pakujdesshëm. Prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje, ndërsa është kryer autopsia e trupit të së ndjerës dhe priten konkluzionet mjeko ligjore për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Kurse drejtoresha e maternitetit të Fierit është shprehur se do të flasë në lidhje me rastin, pasi të vijë përgjigjja e autopsisë.