Vatra të reja zjarri në Lezhë, përfshihet nga flakët fshati Lalm

274
Sigal

Zjarret nuk kanë të ndalur në të gjithë vendit, pavarësisht njoftimeve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, lidhur me mbajtjen nën kontroll të situatës.

Vatra të reja zjarri po krijohen në Lezhë duke bërë që të përfshihet nga flakët fshati Lalm dhe për shkak të erës situata po agravon me shpejtësi të madhe.

Nga raportimet mësohet se për shkak të situatës së krijuar është shumë e vështirë ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse nga toka për shkak se zona është e mbuluar me shkurre dhe nuk lejon një operacion kontrolli. Në kushte të tilla është kërkuar ndërhzrje nga ajri.