“Duartrokitja më e madhe në histori” dhe Messi në lot, Barça i emocionon të gjithë

313
Sigal

Të largohesh pas një jetë me një fanellë mbi supe, nuk është fare e lehtë. Leo Messi kaloi 21 vite të paharrueshme te Barcelona. Edhe pse donte të qëndronte në “Camp Nou” dhe sakrifikoi gjysmën e rrogës së tij, rinovimi u bë i pamundur dhe palët u ndanë mes tyre.

Ylli argjentinas mbajti një konferencë për shtypin ditën e sotme, aty ku nuk i mbajti dot lotët, në fillim, gjatë dhe në fund të saj. Në lot edhe tifozët katalanas, pasi idhulli i tyre nuk do luajë më me skuadrën e zemrës.

Në sallën e konferencës nuk munguan as lojtarët e Barcelonës, teksa fundi i saj krijoi emocione të forta te të pranishmit, sidomos te futbollisti më i mirë në planet.

Një duartrokitje e përzemërt dhe tepër e gjatë, ndërkohë që Messi tentonte pa sukses të frenonte lotët në sallën brenda mitikut “Camp Nou”.

Rreth dy minuta zgjati duartrokitja për gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”. Nuk mungoi as dedikimi i Barcelonës në rrjetet sociale.

“Duartrokitja më e madhe e të gjitha kohërave“, shkruan klubi katalanas në videon ku transmetohet momenti i veçantë.