Remonti i kabinave, ja zonat në Tiranë që s’do kenë nesër energji elektrike

260
Sigal

Në disa zona në Tiranë ditën e hënë do të ketë stakime të energjisë elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton qytetarët se duke filluar nga ora 09:00 -16:00 do të stakohet rryma elektrike.

Zonat që do të mbeten pjesërisht pa energji janë Fushë-Mëzez, zona e Kopshtit Botanik dhe zona e “Komunës së Parisit”.

-Njoftim për abonentët #Tiranë-Stakim, 9 gusht

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 9 gusht gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane:

Pjesërisht: Fushë Mëzez, zona e Kopshtit Botanik dhe zona e “Komunës së Parisit”.