Gjykata: Fullani nuk rikthehet në detyrë, s’ka dëmshpërblim

532
Sigal

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-guvernatorit Fullanit për rikthim në detyrë dhe dëmshpërblim. Gjykata ka deklaruar se padia e Fullanit është bërë jashtë afateve. Ish-Guvernatori Fullani kërkoi rikthim në detyrë dhe dëmshpërblim prej 15 milion lekësh për dëmin moral. Në prill Gjykata Administrative nisi shqyrtimin e kerkesës së ish- guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kundër Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit. Në tetor 2015 gjykata e Tiranës e shpallit të pafajshëm Ardian Fullanin për akuzën e shpërdorimit të detyrës për vjedhjen e 713 milionë lekëve, që u quajt skandali i vjedhjes së Thesarit.