Dyshohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e vëllezërve Biliali, gjykata jep masën për dy të rinjtë

562
Sigal

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për Arsen Stojkut dhe Mislim Ramës, të akuzuar si autor për vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër.

Sikurse edhe më parë, edhe në seancën e sotme, dy të dyshuarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërsa kanë kërkuar masa lehtësuese.

Gjykata e Shkodrës u rrethua sot nga forca të shumta policie për çështje sigurie.

Ngjarja

Astrit Bilali ka qenë në një lokal të lagjes, nga ku është ngritur i qetë dhe pa shfaqur shenja nervozizmi, për të takuar te dera e shtëpisë së tij të vëllain, Brahimin. Sapo Astrit Bilali ka mbërritur dhe ka takuar vëllain, dy persona i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend.

Në kohën që Brahim Bilali po priste vëllain e tij te dera e shtëpisë, një mjet tip “Mercedes Benz” është ndalur aty në afërsi, duke pritur që dy vëllezërit të bëhen bashkë. Sapo vëllezërit Bilali janë takuar me njëri-tjetrin, kanë vërshuar plumbat e automatikut, ndërsa dyshohet se është qëlluar edhe nga një armë tjetër.

HETIMI

Në njoftimin e saj, Policia e Shkodrës tregon se vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim vrasjen e Astrit dhe Ibrahim Bilalit.

Si rezultat i punës së vazhdueshme intensive me metodat speciale të hetimit, nga grupi i posaçëm hetimor, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore, të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tri aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre. Policia vazhdon punën për hedhjen dritë mbi motivin e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bilali.

IDENTIFIKIMI

Menjëherë pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali në lagjen “Kiras” në Shkodër, pak metra nga vendi i ngjarjes Policia gjeti një makinë të djegur që dyshohej se ishte përdorur nga autorët për të kryer vrasjen e dy vëllezërve Bilali.

enjëherë në vendin ku po digjej makina, shkoi një zjarrfikëse e Repartit Zjarrfikës të Shkodrës, duke bërë shuarjen e flakëve. Makina e dyshuar se është përdorur për vrasjen e dyfishtë është djegur në pjesën e jashtme, ndërsa kishte shpëtuar pa u djegur përbrenda. Kjo ishte një ndihmesë e madhe për Policinë. Efektivët gjetën në atë mjet gjurmë të ndryshme.

Menjëherë u dërguan në Tiranë për të bërë ekspertizën e nevojshme dhe për të arritur që përmes këtyre gjurmëve të gjenden autorët. Pas një punë voluminoze, Policia është ndihmuar nga këto gjurmë për të arritur tek autorët e dyshuar.

o ashtu gjatë gjithë kësaj kohe, prej gati një muaji, ka pasur përgjime të ndryshme telefonike dhe ambientale që kanë krijuar dyshime të arsyeshme për Policinë mbi autorët e mundshëm në vrasjen e Astrit dhe Ibrahim Bilalit.