Kandidatja për ministre Shëndetësie, vazhdon “qokat” e punësimit të mjekëve në QSUT me mesatare 7

966
Përparim HALILI
Punësimit në Tiranë, bëhen me Urdhrin Nr. 355, datë 18.08.2014 të ministrit të Shëndetësisë, në Librazhd me Urdhrin Nr. 511, datë 13. 12. 2011
Vazhdon krimi ekonomik-financiar me tenderët, që drejtuesit shtetërorë i bëjnë me fondet publike, pra me taksat 10-20 herë më të shumta për shërbime të sajuar dhe 4-5 herë më të larta financiarisht, se vlera e taksave në vendet e BE, të cilat shteti shqiptar i cakton, i merr dhe i zhvat edhe me dhunë policore e prangosje ndaj qytetarëve dhe bizneseve, E sikur të mos mjaftonin fondet që zhvaten, titullarët e ministrive, institucioneve e shërbimeve publike, shpallin edhe tenderë punësimi, për vende pune në të cilat kanë punësuar individë të tjerë të përzgjedhur familjarisht e shoqërish 1, 2 e 3 muaj përpara shpalljes publike të vendit të punës që kërkohet nëpërmjet njoftimeve në “Buletinin e Prokurimit Publik”!.Jo vetëm që është një shpallje publike fiktiv për një vend pune të zënë kohë më parë, por drejtuesit vendosin edhe ato kritere që plotëson klienti që ata kanë përzgjedhur për ta punësuar në atë vend pune, duke i caktuar se sa duhet ta ketë mesataren e notës së universitetit, se sa duhet ta ketë moshën, madje edhe se ku duhet ta ketë shtëpinë (jo kati). Ky skandal është konstatuar në një njoftim pune për mjek në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke deklaruar se kriteret për këtë vend pune janë vendosur sipas këtyre akteve ligjore të detyrueshme për zbtim, që janë: 

1. Statuti i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me nr. 2364 prot., datë 25.06.2007 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nr. 4564/1prot., datë 26.06.2007 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës 

2. Urdhri nr. 355, datë 18.08.2014 “Për kriteret e punësimit të mjekëve në Spitalet Universitare”, të Ministrit të Shëndetësisë, si dhe Urdhrit nr. 119, datë 24.03.2016 “Për një ndryshim në Urdhrin Nr. 355, datë 18.08.2014 “Për kriteret e punësimit të mjekëve në Spitalet Universitare, Qendra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” Tiranë

Mirëpo, kur lexon këto akte ligjore, rezulton se ato janë shkelur prej drejtores Ogerta Manastirliu, shpallur nga kryeministri, si kandidate për ministre e Shëndetësisë. Pa bërë komente, po publikojmë shkelje që përbën skandal administrative, sidomos në kriterin e mesatares që është vendosur nota 7 dhe mos përcaktimin e gjuhës së huaj e cila në rastin e pranimit të mjekëve në shërbimin mjekësor në qendrat spitalore universitare, përcaktohet me detyrim dy gjuhë të huaj dhe preferencë kanë ata që zotërojnë mbi 2 gjuhë të huaja dhe mesataren notave të studimeve universitare mbi 8. Skandal përbëjnë edhe kriteret e tjera të pa përcaktuara sipas akteve ligjore të pranimit në shërbimet publike, sidomos në shërbimin mjekësor, duke krijuar terren të plotë për të punësuar atë që ka përzgjedhur ende drejtorja Manastirliu e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe ende kandidate për ministre Shëndetësie!
Ja njoftimi zyrtar i drejtore kandidates për ministre
QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA” TIRANË NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE 
Në mbështetje të Statutit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me nr. 2364 prot., datë 25.06.2007 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nr. 4564/1prot., datë 26.06.2007 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Urdhrit nr. 355, datë 18.08.2014 “Për kriteret e punësimit të mjekëve në Spitalet Universitare”, të Ministrit të Shëndetësisë, si dhe Urdhrit nr. 119, datë 24.03.2016 “Për një ndryshim në Urdhrin Nr. 355, datë 18.08.2014 “Për kriteret e punësimit të mjekëve në Spitalet Universitare, Qendra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” Tiranë: 

1. Shpall konkursin për 1 (një) Mjek pranë Njësisë së Neuroradiologjisë, PAI i Spitalit Polivalent. 
2. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë: – Të ketë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet me program të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me notë mesatare mbi ”7” 

– Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. 
– Të ketë mbaruar specializimin pasuniversitar për ”Imazheri” 
– Të jetë i regjistruar tek Urdhri i Mjekut dhe të ketë licencën e ushtrimit të profesionit. – Të zotërojë në nivel të kënaqshëm përdorimin e kompjuterit në programet MSO etj. 

– Të ketë mbrojtur të paktën një gjuhë të huaj 
– Të ketë veprimtari botuese në shtypin shkencor, kur stazhi i tij pas diplomimit e mundëson një gjë të tillë. 
– Të ketë stazh pune mbi 3 vjet pas diplomimit (preferencë) 
– Të ketë aftësi të mira komunikuese me pacientët, studentët si dhe me personelin e shërbimit. 
– Angazhim si mjek vullnetar në strukturat spitalore. 
– Të ketë gradë shkencore (preferencë) 

– Konkurrimi për një vend pune është i lirë me përjashtim të kandidatëve që vijnë nga rrethet të cilët duhet të kenë marrë miratim nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Rrethit nga vjen kandidati si dhe miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lëvizje të mundshme.
Librazhd/Spitali kërkon “kuzhinier”, por që të jetë femër dhe vetëm me… shkollë të mesme!
DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR LIBRAZHD 
Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë Nr. 511, datë 13. 12. 2011 “Për kriteret e punësimit në shërbimin shëndetësor publik, shpall konkurs për vend të lirë pune. 
1. Kuzhiniere 1(një) vend 
2. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm 
2. Të ketë dëshmi kualifikimi për kuzhiniere 
3. Të ketë aftësi të mira komunikuese 
4. Eksperienca në punë, përbën avantazh
Sigal