Vasili – prindërve të nxënësve: Vërtet prisni garanci për shkollën nga Edi Rama?!

521
Sigal

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, i është drejtuar prindërve të nxënësve të shkollës “Emin Duraku” në Tiranë, me një letër të hapur për shqetësimin e tyre të madh, lidhur me mosdhënien e garancisë për sigurinë e godinës pas tërmetit.

“Të dashur prindër të nxënësve të shkollës “Emin Duraku”, – shkruan Vasili. –  Vërtet prisni garanci për shkollën nga Edi Rama?! Po si mundet ta keni një iluzion të tillë?!

Edi Rama, me gjithë Ministren e tij të Arsimit, pas tërmetit të 21 shtatorit, dha garanci brenda 24 orësh për të gjitha shkollat në disa qarqe të vendit, pra për qindra e qindra shkolla, sigurisht pa bërë asgjë. Dhe ju prisni garanci nga ky i papërgjegjshëm?!

Lexoni çfarë u thotë Edi Rama prindërve të shqetësuar, që me zemër të dridhur kërkojnë garanci për fëmijët e tyre, pasi shteti i Edi Ramës u ka dhënë dy verifikime kontradiktore: Një që shkolla është e papërdorshme dhe e pasigurt dhe një tjetër – që lejon të bëhet mësim!”