Nga Petrit Vasili/
E ashtuquajtura reforme ne drejtesi jo vetem qe nuk solli standarte te tjera me te larta, por mjerisht asgjesoi edhe standarte qe ishin vendosur nder vite.
Te gjithe kujtojne se si dikur per deklarime te forta, qe beheshin ne studio televizive nga gazetaret, perfaqesuesit e drejtesise shkonin direkt pas emisioneve per te marre te dhena per keto denoncime bile gazetareve ju jane marre edhe celularet.
Ndersa sot behen denoncime te tmerrshme me dokumente autentike me fakte e prova dhe drejtesia me regji mbyll sy e veshe sikur s’ka ndodhur asgje.
Te gjithe pane se nje pensionist puntor ka marre koncesionin 60 milion euro te portit te Vlores dhe drejtesia rri e veshtron.
Drejtesia mbyll syte ndersa u jepen leje ndertimi per kulla dhjetra kateshe qe kushtojne dhjetra milione euro personave qe kane te ardhura disa qindra euro dhe ku pastrimi i parave ulerin ne mes te dites.
Drejtesia me regji izolon liderat e opozites me akuza imagjinare dhe pa fakte e prova ose edhe i rremben ne mes te rruges sic ishte rasti i presidentit Meta, ndersa kryehajdutet e qeverise te akuzuar per afera qindra milion euro bredhin te pashqetesuar neper Europe dhe vazhdojne te firmosin vjedhje te tjera qindra milioneshe.
Eshte e tmerrshme te shohesh rruge qe shemben dhe shqepen menjehere pas inagurimit, inceneratore qe paguhen megjithese nuk ekzistojne, ura qe nuk ndertohen dhe ju merren parate sikur jane ndertuar dhe serish drejtesia, qe nuk leviz gishtin.
Eshte akoma me e tmerrshme te shohesh kryeministrin Rama, qe shpraz moral gjithe diten ndersa dhjetra fajte, prova e dokumente rendojne mbi te qe nga McGonigal, kontaktektet me Sinaloan, Becchetti, inceneratoret, tuneli i llogarase, shkaterrimi i zgjedhjeve etj, por serish drejtesia me regji qe hesht duke betonuar standartin mafioz te pandeshkueshmerise.
Eshte e gjithashtu e tmerrshme te shohesh se si rrembehen mandatet e Gykates Kushtetuese apo se si vidhet vota edhe ne Gjykate te Larte si ne qender votimi fshati te larget.
Narkoreforma ne drejtesi rrenoi cdo standart dhe moral, qe gjeti dhe vendosi moralin e pacipesise dhe standartin e pandeshkueshmerise.
Ndaj perballe ketij realiteti cdo llafazani vendas dhe te huaj, qe flet per sukseset imagjinare te kesaj narkorefome i duhet treguar vendi pa asnje hezitim dhe kompleks.
Kjo narkoreforme ka tronditur thelle themelet e shtetit te se drejtes dhe ka vendosur standartin e drejtesise ne krah dhe per pushtetin ne vend te barazise perpara ligjit dhe drejtesise qe perballet me pushtetin.























