65-vjetori i Univeristetit të Tiranës, Rama: Nga viti i ardhshëm do të diferencojmë pagat e pedagogëve

Në 65-vjetorin e Universitetit të Tiranës, kryeministri Edi Rama tha se nga viti i ardhshëm qeveria do të nisë projektin për të diferencuar pagat e pedagogëve. Rama mes të tjerash u shpreh se me këtë proces synohet që të vlerësohen më shumë financiarisht ata pedagogë që japin më shumë për Universitetin.

“Një nga elementët që po përgatisim është që të diferencojmë pagat, pra kontributet nga ana e qeverisë nga buxheti, për të vlerësuar cilësinë për ata që japin më shumë. Për t’i dhënë fund uniformalitetit financiar.

Sigal

Që nga viti i ardhshëm do japim një shembull. Do kemi një kontribut nga ana jonë për rritje të pagave. Kjo rritje nuk do të jetë uniformë. Do i lëmë hapësirë UT dhe Universitetit të Mjekësisë, për të përdorur më shumë nga fondi i tyre nëse do të duan të rrisin pagat”, tha Rama.