Vasili: Gjykata Kushtetuese kjo Korporatë rilindase, armike e interesit publik!

155
Sigal

Nga Petrit Vasili/

Gjykata Kushtetuese sot rrëzoi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për shpalljen si antikushtetues të Ligjit 71/2019 ” Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”.

Gjykata nuk e shqyrtoi fare këtë kërkesë, as nuk e diskutoi në Seancë Plenare, por e mbylli në një dhomë të mbyllur duke vendosur se LSI nuk qenka legjitime si palë per t’ju drejtuar kesaj Gjykate.

E vendosur hapur si një gardiane e interesave më të errta të Rilindjes, Gjykata Kushtetuese në mënyrë të përseritur ka zgjedhur ti shmanget përballjes për mbrojtjen e interesit publik për të mos prekur interesat miliardere të Rilindjes në pushtet.

Në të njëjtin pozicion të neveritshem Gjykata Kushtetuese mbajti edhe ndaj Kërkesës së LSI për ligjin e Vetqeverisjes vendore, kur rilindja hoqi nga Ligji për Vetqeverisjen vendore të shumicës së cilësuar për marrjen e vendimeve me interes të lartë publik.

Ky vendim legjitimoi dhe i hapi rrugën grabitjes së pashembullt mafioze nga Pushteti Vendor monist rilindas të pronave publike, dhe pastrimit pasues të parasë për interes të rilindjes.

Të njejtin pozicion të neveritshem kjo Gjykatë mbajti edhe për Zgjedhjet Vendore moniste njëpartiake të vitit 2019 dhe ankimimit të Shoqatës së Bashkive duke mos marrë asnjë pozicion për këtë ngjarje, me të rëndën e më skandalozen për demokracinë shqiptare.

Po kështu e neveritshme u paraqit kjo Gjykatë Kushtetuese duke mos e dënuar fare e duke mos mbajtur qëndrim ndaj procedurës antiligjore, mafioze dhe të falsifikuar të Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e presidentit dhe duke u shndërruar Gjykatën në vegel qorre të rilindjes dhe mbeshtetëse të dhunimit të kushtetutes dhe të ligjit prej saj.

Për këta të Gjykatës Kushtetuese nuk qenka legjitime një parti parlamentare e votuar nga dhjetra mijra qytetarë dhe që mbron, fort dhe bazuar në kushtetutë e ligj, interesin publik.

Dhe na qenkan legjitime këta lakej të Rilindjes në Gjykatën Kushtetuese, që u zgjodhën hapur nga rilindja dhe tani po veprojnë haptas si shërbëtorë të saj pa moral ligjor e personal.

Pozicionimi i kesaj Gjykate Kushtetuese si Korporatë rilindase, duke mos u shprehur dhe duke u shmangur, që të japë opinionin e saj e ka kthyer atë nga mbrojtese e natyrshme e interesit publik, në armike të interesit publik duke u vendosur trashë dhe në mënyre vulgare në krah të rilindjes dhe veprimeve të njëpasnjeshme korruptive, antiligjore dhe antikushtetuese të saj.

Mendimi i përgjegjshëm dhe kushtetues i pakicës në këtë Gjykatë, ishte një mundësi luajale për të nxjerrë Gjykatën Kushtetuese nga bataku rilindas ku ajo ka rënë dhe për të ulur sado pak zhgenjimin mbarëpopullor me këtë Gjykatë gjoja pjellë e Reformës së abortuar në Drejtësi.Por shumica rilindase e kapur për fyti e refuzoj këtë mundësi duke thelluar akoma më shumë zhgenjimin dhe zemeratën ndaj saj.

Sot mund të thuhet me gojen plot se pa as më të voglin diskutim kjo Gjykatë Kushtetuese zhgenjyese është vite dritë larg Gjykates Kushtetuese të mëparshme, e cila u qëndroi përballe të gjitha qeverive të majta e të djathta në emër të interesit më të lartë publik.