Durrës/ Tentoi të fuste mallra kontrabandë, arrestohet 32-vjeçari

152
Sigal

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 32-vjeçarin F.Z., për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”, Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar artikuj të ndryshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Brands”.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës.

Goditet një rast i tentativës për tregtim të mallrave të futura kontrabandë në vendin tonë, arrestohet në flagrancë transportuesi i tyre.

Sekuestrohen artikuj të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë futur kontrabandë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brands”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-F. Z., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”, “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në furgonin tip “Benz”, që drejtohej nga 32-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, artikuj të markave të ndryshme (veshje dhe këpucë), pjesë të reja makinash dhe elektroshtëpiake, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar në autoritetet doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.