Varri masiv me 300 civilë të masakruar në Ukrainë, reagon i shokuar Meta: Të ndalohet makineria vrasëse e Kremlinit!

145
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vrasjet e civilëve në Bucha.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se varret masive dhe përdhunimet janë evidenca të pakundërshtueshme të gjenocidit që Rusia po zbaton në Ukrainë.

Reagimi i plotë nga Ilir Meta:
“I shokuar nga mizoritë e ushtrisë ruse në Bucha dhe rajone të tjera të Ukrainës. Civilët e masakruar, varret masive dhe përdhunimet janë evidenca të pakundërshtueshme të genocidit që Rusia po zbaton në Ukrainë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të shumëfishojë përpjekjet për të ndaluar makinerinë vrasëse të Kremlinit.
Krimet kundër njerëzimit të kryera nga Rusia dhe që po tmerrojnë mbarë njerëzimin duhet të hetohen si të tilla. Si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do të japë kontributin e saj në këtë drejtim”