Var veten gruaja në Maliq, procedohet penalisht burri: Nuk njoftoi policinë

235
Sigal

Është proceduar penalisht një 63-vjeçar në Maliq pasi nuk ka njoftuar organet e policisë për vetëvrasjen ne banesë të bashkshoprtes së tij.

Ja njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi ky shtetas nuk ka njoftuar organet e Policisë se në datën 17.06.2021, në banesë, ishte vetëvarur bashkëshortja e tij shtetasja F. M., 61 vjeçe, duke konsumuar elementë të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.