“Një ferr i vërtetë”/ Temperaturat do shkojnë deri në 43 gradë, parashikimi i motit për këtë javë (TABELA)

190
Sigal

Java ka nisur me temperatura të larta, por i nxehti ekstrem do të kulmojë të enjtën dhe të premten.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron se duhet të përgatitemi për një “ferr” të vërtetë, pasi temperaturat do shkojnë deri në 43 gradë.

Kjo ndodh për shkak se vendi ynë parashikohet të ndikohet nga një valë e të nxehtit (masa ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut dhe pjesërisht edhe nga Afrika Sahariane).

Në këtë mënyrë moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përgjatë pjesës më të madhe të ditës. Por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare më tepër prezente përgajtë relieveve malore në lindje të vendit. Këto vranësira ditën e Hënë në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive afatshkurtër.

Ashtu sic duket dhe në tabelën bashkëlidhur, ajo që e bën të veçantë këtë javë janë temperaturat e larta dhe të nxehta me ditë të tëra, ku në orët e mesditës parashikohen ( nga 39°C deri në 43°C).

Gjithashtu problematike do të jenë edhe temperaturat e mbrëmjes të cilat në zona të caktuara nuk zbresin posht vlerave 25°C deri në 27°C në vlerat minimale./Gazeta SHQIP

"Një ferr i vërtetë"/ Temperaturat do shkojnë deri