Reshje dëbore dhe përmbytje? Çfarë parashikojnë meteorologët për fundjavën

580
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJUM) parashikon që sot dhe nesër të kemi një mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëbore në lartësitë 600 metra mbi nivelin e detit. Sipas IGJUM, lumi Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta dhe nuk përjashtohet mundësia për përmbytje.
PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11) lumi Drin, Buna dhe Liqeni I Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 600m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 11
në vendet e ulëta: 7 / 10
në vendet malore: 0 / 4 °C.
ERA
Sot (e shtunë, dt.10) pritet të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe veri-lindje, ndërsa nesër (e diel, dt.11) do të fryjë e lehtë deri mesatare.
Sigal

27858040_996289627191550_4475705336352392869_n
auto_Screenshot_31518262782