Vajzat e aktorit vlonjat, Muhamet Liko prek me fjalët: “Më helmove zemrën, më more jetën dhe mua”

773
Sigal

Aktori i madh humorit, Muhamet Liko, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 64-vjeçare është përcjellë sot për në banesën e fundit nga familjarët, miqtë, kolegët e qindra qytetarë që e deshën dhe e duartrokitën.

Ndonëse me shumë plane për të ardhmen, zemra e parodistit, kripa e grupit të njohur vlonjat nuk mundi të duronte më duke i shkaktuar një dhimbje të madhe të gjithëve por sidomos familjarëve të tij.

“O jeta ime, o dritë o shpirt o dashuri e përjetshme, me helmove zemrën, me more jetën dhe mua. Të Dua pafundësisht shumë. Idhulli Krenaria ime Forca ime Jeta ime. U prehsh në Paqe o Engjëlli im”, shkruan vajza e aktorit të madh të skenës shqiptare.

Muhamet Liko u nda dje nga jeta si pasojë e një ataku në zemër, teksa ndodhej për një kontroll rutinë në Itali.