“Uruat fituesin, tani kërkoni hetim të krimit zgjedhor”, aktivistja pyet Ambasadoren Yuri Kim: A bini në kontradiktë me veten?

179
Sigal

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale. Në një foto që Kim ka postuar në “Instagram” me këngëtaren Ermira Babaliu, një person i ka lënë një koment, duke e quajtur kryediplomaten kineze: Dashuria shqiptaro-kineze është një histori e vjetër.

Kim ka reaguar ndaj këtij komenti dhe e ka ftuar ndjekësin për një bisedë në zyrën e saj në ambasadë për t’i treguar pse mendon se ajo është kineze. Ajo shton se mund t’i tregojë historinë e vendit të saj, që e cilëson një komb emigrantësh.

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një ‘Komb i Emigrantëve’, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam ‘kineze’. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, i është përgjigjur ambasadorja.

Reagimi i plotë Elona Casllit:

“Prejardhja juaj nuk ka kurrfarë rëndësie. Qëndrimet tuaja kundrejt realitetit shqiptar dhe prejardhja e këtyre qëndrimeve kanë rëndësi maksimale. Pa mbaruar ende procesi i numërimit uroni fituesin e zgjedhjeve dhe pas disa javësh nga Pogradeci pohoni se duhet të hetohet krimi zgjedhor. A nuk bini ju në kundërshti me veten?!”,- shkruan në një postim të shpërndarë në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’, aktivistja Elona Caslli.