U zhvillua në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, ceremonia e ndarjes së certifikatave për grupin e parë që përfundoi kursin e detyruar “Ndërmjetësues i Pasurive të Paluajtshme”, një kusht i rëndësishëm për marrjen e licencës nga Ministria e Drejtësisë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin:Presidenti i Universitetit Mesdhetar, Akademik Anastas Angjeli, Rektori i Universitetit Mesdhetar, Adrian Civici
Drejtoresha e Zyrës së Trajnimeve, Prorektore , Edit Bregu, pedagogë e të ftuar.
Presidenti Angjeli e përgëzoi grupin e pjesëmarrësve dhe theksoi se tregu i pasurive të paluajtshme bëhet çdo ditë edhe më funksional me punonjës të kualifikuar!Pse është i rëndësishëm kursi i detyruar për ndërmjetësuesit?
Ky kurs është çelësi për një karrierë të suksesshme në pasuritë e paluajtshme!