Mazhoranca ‘zvarrit’ me 13 vjet ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Opozita: Iu ka kushtuar sa frëngu pulën!

133

Kardhiq-Delvinë u shtrua më trase që në kohën kur PD ishte në pushtet, supozohej të mbaronte në 2014-ën.Pas  13 vjet PS nuk e ka përfunduar .Kjo rrugë tregon si paratë e taksave të shqiptarëve keqpërdoren për t’u ofruar herë pas here shqiptarëve një copëz tuneli si një arritje

Sigal

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook se rruga Kardhiq-Delvinë do të hapet më 2 korrik. Shefi i qeverisë, teksa ndarë në rrjete sociale pamje nga aksi i ri që do të lidhë më shpejt Sarandën me pjesën tjetër të vendit duke shmangur “Qafën e Muzinës”, thekson se një investim i tillë është i shumëpritur në dekada për Shqipërinë turistike.Ndërkohë që rikujtojmë se deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku para disa ditësh ka hedhur akuza ndaj qeverisë në lidhje me ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.Sipas Tabakut ndërtimi i rrugës nisi me një parashikim në buxhetin afatmesëm, me vlerë 5.2 mld lekë dhe që më pas shkoi në 6.7 mld lekë.Kjo rrugë ka një nga historik domethënës se si paratë e taksave të shqiptarëve keqpërdoren, tha Tabaku, e cila shton rruga e nisur që në vitin 2018, e cila është thuajse 35 km e gjatë, duhet të kishte përfunduar në kohë.Deputetja demokrate, teksa ka publikuar shifrat, thotë se, shpenzimet për këtë rrugë janë rritur me thuajse 30%, duke treguar më shumë hallin e qeverisë për të hedhur në xhepat e kompanive që ndërtojnë këtë rrugë se sa përfundimin e saj.

“A duhet  të normalizojmë korrupsionin?

Në shqip, fjala e urtë popullore “I kushtoi sa frëngu pulën” do të mund të kuptohej nën shembullin e rrugës Kardhiq Delvinë që nisi me një parashikim në buxhetin afatmesëm me vlerë 5.2 mld lekë dhe që më pas shkoi në 6.7 mld lekë. Ndërkohë që rruga Kardhiq-Delvinë u shtrua më trase që në kohën kur PD ishte në pushtet, supozohej të mbaronte në 2014-ën.Pra i janë dashur 13 vjet për ndertimin e 30 km rrugë.

Kjo rrugë ka dhe një nga historitë më domethënëse se si paratë e taksave të shqiptarëve keqpërdoren vazhdimisht për t’u ofruar herë pas here shqiptarëve një copëz tuneli si një arritje e madhe. Rruga ka nisur që në vitin 2018 dhe është thuajse 35 km e gjatë, me logjikë duhet të kishte përfunduar me kohë, por nuk ka përfunduar.Njësoj si shumica e rrugëve të nisura nga kjo mazhorancë, përfshirë dhe kryeveprën e dështimit rruga e Arbrit, kjo rrugë ka pësuar rritje të vazhdueshme të shumës, dështime me tendera dhe shenja të qarta abuzimi me fondet.Vetëm vitin e fundit shpenzimet për këtë rrugë janë rritur me thuajse 30% duke treguar më shumë hallin e qeverisë për të hedhur në xhepat e kompanive që ndërtojnë këtë rrugë se sa përfundimin e saj.Sivjet jemi në një vit ku shpenzimet e çdo qytetari po rriten me nga 30%-40% ndërkohë që qeveria jonë ka ndihmën më të ulët në rajon për familjet.Fotot e bukura, projektet 3 D dhe pamjet video vetëm sa mbulojnë korrupsionin e një qeverie që i ka lënë rrugët dhe shqiptarët rrugëve.’, shkruante Tabaku para një jave.Rruga Kardhiq –Delvinë ka gjatësi 35 km dhe është është një projekt i hershëm që ka vite që zvarritet.