Universiteti i Tiranës, 3667 studentë përfitojnë bursat e studimit

288
Sigal

3667 studentë të Universitetit të Tiranës mund të tërheqin bursat e studimit brënda kësaj jave, pasi u shpallën fitues të tyre. Lajmi u konfirmua nga Rektorati i UT, nëpërmjet zyrës së Financës.

Financieri i Rektoratit të UT-së tha se : Janë 1636 studente kategori nevoja ekonomike me efekt financiar 147.510.000 leke dhe 2031 studente me nota 9-10 me efekt financiar 182.790.000 leke.. Ndërkohë ne total 3667 studente me efekt 330.300.000 leke”.

 

Sipas Luan Laprakut, shef i financës pranë Rektoratit, procedurat e verifikimit të listave për bursa të studentëve janë bërë në një kohë mjaft të shkurtër

Ndërkohë auditoret e universiteteve do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në një urdhër të ri të Komitetit të Ekspertëve dhe mësimi do zhvillohet vetëm online.