Mësimi on – line apo off ??!!

185
Sigal

nga Nora Malaj

 

Unë jam në vit të dytë në Fakultetin e Juridikut dhe sigurisht ka ligje që as nuk i kuptoj dot e jo më t’i shpjegoj nesër pasnesër,” shpjegon për Gazetën “Si” studentja A.L.

Dje Komiteti i Ekspertëve vendosi të shtyjë edhe dy javë mësimin online, në kuadër të masave kundër Covid-19 duke shmangur kështu grumbullimet dhe rrjedhimisht edhe prezencën e studentëve në auditor që ndikon drejtpërdrejt në formimin e tyre.

A.L tregon se hera herës platforma me të cilën mësojnë nuk hapet ose ka pasur raste të vonesave, të nxënësve dhe pedagogëve.

Sipas studentes është shumë vështirë të vijojë mësimi online sepse më shumë shperqëndrohen se sa kuptojnë.

“Edhe herën e parë nuk kam qenë dakord me mësimin online sepse kemi hasur vështirësi, hallakatje në orare në ndarje klasash. Mendova se do rregullohej diçka me protestën por dje e kuptova që nuk na ka marrë parasysh askush. Se di si do vijojë kjo gjë,” shton studentja për Gazetën “Si”.

Ekspertja e arsimit, Nora Malaj shpjegon se u bë java e tetë që sistemi i arsimit të lartë po bën mësime online. Nga anketimet e bera të studenteve del që rreth 40 për qind e tyre kanë linjë të dedikuar,60 përqind punojnë me mjete alternative dhe me një internet mjaft të dobët. Sipas ekspertes Malaj në institucionet e Arsimit të Lartë jo publike, situata duket me stabel, pasi numri i studenteve është me i vogël, institucionet kanë investuar në platforma më të thjeshta në përdorim dhe po punohet fort për trajnimin e pedagogeve dhe stafit të lektorëve.

“Një tjetër problem shume bazik dhe themelor është se legjislacioni ynë, si në arsimin e lartë dhe parauniversitarë nuk e njeh këtë sistem

mësimi, pasi sistemi në distance, nuk lidhet me sistemin online dhe ende institucioni përgjegjës nuk po merr masa për ta njohur ligjerisht, në mënyrë që të mos kemi bumerang dhe neser dikush nga grupet e interesit ta coj në Gjykatën Kushtetuese Këshillin e Ministrave apo Ministrinë përkatëse për interpretim ligjor të këtij akti që nuk është as me VKM dhe nuk ka baze ligjore dhe gjithë investimi kthehet në asgjë,” shpjegon ekspertja.

Një studim i fundit nga Qendresa Qytetare ka arritur në përfundimin se rreth 120 mijë studente kanë shpenzuar 2 milionë euro në muaj për të blerë internet. Gjithashtu, studentët kanë treguar se paratë nuk rimbursohen nga qeveria, universiteti apo nga karta e studentit.

A.L i tregoi gazetës “Si” se disa herë i kanë ardhur edhe mike në shtëpi për të mësuar me laptop pasi ajo kishte linjë interneti të lidhur.

“E kanë pasur vështirë të paguajnë paketat e internetit sepse janë të shtrenjta,” shton ajo.

Ndërsa, ekapertja Malaj shpjegon se duhet një plan i përcaktuar mirë afatgjatë, afatmesëm dhe afat shkurtër .

Gjithashtu sipas saj duhet të krijohen hapësira me udhëzime të institucionit të ministrisë për të orientuar Universitete, që për të gjithë studentët që e kanë patur të pamundur të ndjekin procesin, të krijohet një hapësirë në periudhën e pranverës apo të verës për të ndjekur një cikël leksionesh dhe për të realizuar detyrimet.

“Mendoj se tanimë, sidomos në këtë periudhë që është edhe piku i dimrit dhe një pjesë e studentëve që janë në zona malore dhe që nga bora apo shirat e kanë të pamundur vazhdimin e ndjekjes së mësimit online, t’ju jepet mundësia që në një fazë të dytë, kur sistemi të vijojë në auditore, t’ju bëhet e mundur dhënia e leksioneve të dedikuara vetëm për ta.Mendoj se kjo situatë kërkon më shumë trasparence nga qeveria, më shumë investim në buxhetin e arsimit që fatkeqësisht është në rënie të lirë dhe me shumë përkushtim në motivim si në drejtim të pagës edhe të statusit të pedagogëve, në mënyrë që sistemi të mos bjeri në kolaps por ta kalojë këtë situatë të vështirë duke e realizuar të plotë procesin në sistemin e arsimit të lartë,” shton ekspertja Malaj.