Ultimatumi i Strasburgut: Bllokoni legalizimet

1816
Gazeta “Telegraf”, ka arritur të zbuloj një lajm të mirë për pronarët, të cilët padrejtësisht e qëllimisht, prej 71 vitesh po quhen ish-pronarë. Është një lajm “surprizë” dhe i sikletshëm për Qeverinë Shqiptare, dërguar nga Strasburgu dhe institucionet drejtuese të BE. Është fjala për kthimin e pronave tek i zoti. Nuk e dimë nëse qeveria dhe Shteti Shqiptar, pas këtij “lajmi” do të ndalin e korrigjojnë masakrën dhe aventurën 25 vjeçare, që vetë shteti ka lejuar e ka bërë me pronat legjitime të pronarëve legjitimë edhe duke e mbështetur me ligje, VKM, urdhra, udhëzime e procese gjyqësore fiktive e antikushtetuese, por dimë faktin që pas letrës së vulosur e firmosur nga Strasburgu, KiE dhe BE, shteti Shqiptar gjendet prej 10 ditësh përballë një detyrimi përcaktues për fatet e integrimit të vendit në BE, për të cilin do të vendoset pas 1 muaji. 
Strasburgu dhe BE, ultimatum: Anuloni legalizimet e ndërtimeve mbi pronat e zaptuara
Më qartë, procesi i legalizimit të ndërtimeve informale është bërë ditët e fundit, objekt i një debati me tregues kthese pozitive shpresëdhënëse për drejtësi, në lidhje për fatin e pronave në Shqipëri. Pas 25 vitesh gjyqe ndërkombëtare me palë fituese pronarët shqiptarë dhe humbës shtetin shqiptar, nga zyrat e Strasburgut ka dalë 10 ditë më parë një vendim i qartë e ultimativ, i cili i është përcjell KiE si referim bazë, me propozimin për t’ia adresuar BE, si kusht për zbatim, vendosur ndaj Shtetit Shqiptar në prag të vendimit “Raporti-Dhjetor 2015”, të vlerësimit për detyrimet që Shqipëria duhet të përmbush në zbatim të kushteve që hapin procedurat e negociatave bazë, për integrimin në BE. Eshtë fjala për pronat që janë bërë e po bëhen viktimë e procesit antikushtetues, të grabitura prej zaptuesve me mbështetjen e shtetit, me anë të procesit të lejimit dhe legalizimit të ndërtimeve antiligjore mbi pronësi jo ligjore. Shtetit shqiptar i kërkohet, që brenda 30 nëntorit 2015 të anuloj dhe bllokoj me kundër-ligj, procesin e legalizimit të ndërtimeve informale mbi pronat legjitime të pronarëve të përpara vitit 1945, të cilët deri ën vitin 1992 ishin pronë shtetërore, por që shumica toka bujqësore u zaptuan prej atyre që u vërsulën mbi to nën heshtjen e plotë të shtetit dhe ndërtuan sipas interesave, të njohur prej shtetit me ligj të posaçëm, si pronar të këtyre tokave të grabitura! Pra, Strasburgu i tej-ngarkuar me padi pronarësh legjitimë shqiptarë, i lodhur me gjyqe të shumta, i shpërfillur në 20 vitet e fundit prej shtetit shqiptar me mos-zbatim të vendimeve që ka marrë, ka vendosur ultimatumin e drejtësisë europiane, për të detyruar shtetin shqiptar të bllokoj dhe anuloj ligjërisht procesin e legalizimit të ndërtimeve informale e të kthej pronat në pronësi të pronarëve legjitim, të cilët kanë të drejtën e vetme e të plotë për të negociuar me ndërtuesit e paligjshëm sipas ligjit për administrimin e pronës. Ky vendim-ultimatum që i është lënë qeverisë shqiptare për zbatim brenda datës 30 nëntor 2015, tashmë është përcaktuar si kusht bazë integrimi nga Strasburgu dhe është lënë nga KiE e BE, si detyrë “parësore” mbi tavolinën e Qeverisë Shqiptare. Madje, jo më larg se dje, shtetit dhe qeverisë shqiptare, ky detyrim (kusht) ultimativisht i është bërë i qartë në takime edhe nga Zv/Presidenti i PE, duke i kujtuar se hapja e negociatave për pranimin në BE, do të nis me këtë vendim të Strasburgut, si ultimatum i përcjell prej KiE e BE, për të bllokuar, anuluar dhe shfuqizuar ligjërisht e praktikisht procesin e legalizimit. Në këtë vendim dhe qëndrim të Strasburgut e BE, shtetit shqiptar i kërkohet të ndalet e të shfuqizohet ky proces anti-pronë, që përbënë rast flagrant të shkeljes së të drejtës dhe mohimit të pronës me grabitje të mbështetur, të mbrojtur e të njohur me ligj! 
Legalimi ndërtimeve pa leje, 10 vite zhvatje pagesash dhe mashtrim si “karem” politik 
Janë tashmë afro 500 mijë ndërtime informale, 90% e të cilave të ndërtuara mbi toka bujqësore e troje të zëna forcërisht, ose me vendime gjykate, me vendime false e abuzive të lëshuar nga komisione kthimi pronash në bashki, komuna, qarqe, prefektura, arkiva, qeveri e gjykata, nën shkëmbim të përfitimeve prej zyrtarëve që lëshonin këto vendime vërtetime të paligjshme. Këto ndërtime u lejuan të ngrihen e të shtohen masivisht mbi toka bujqësore, duke u bërë “karem” i politikës për efekt marrje e mbajtje pushtetesh deri në vitin 2005, kur këto ndërtime të paligjshme e kaotike “mbinë” mbi toka të zaptuara dhunshëm, me letra false, me blerje fiktive, me gjyqe pa fund e deri me konflikte të armatosura mes pronarësh legjitimë e zaptuesish, me pasojë mbi 8000 viktima. Gjithë kjo katrahurë me ndërtimet, masakër me të drejtën e pronës dhe konfliktet fizike e sociale, shteti i futi ato në proces ligjor legalizimi! Që prej daljes së atij ligji,kanë kaluar 10 vite, ose më saktë kanë kaluar 3 fushata zgjedhore parlamentare dhe 3 fushata zgjedhore për pushtetin lokal. në të gjashta fushatat, legalizimi i këtyre ndërtimeve ka qenë premtim i çdo force politike për grumbullim votash pushteti. Aktualisht, sot pas 10 vitesh ky proces nuk është kryer. Strasburgu ka dhënë mbi 500 vendime që u jep të drejtë pronarëve legjitimë për toka e troje që janë zënë me ndërtime të paligjshme, por që shteti i ka futur në proces legalizim, duke legalizuar grabitjen e pronës dhe duke shpërfillur Strasburgun, i cili 10 ditë më parë ka kërkuar nga BE dhe KiE, që të detyrojë me ultimatum mbi qeverinë shqiptare, për të anuluar procesin e legalizimit të ndërtimeve informale. A do të anulohet procesi dhe ligji legalizimeve informale? Ka edhe 1 muaj kohë deri në afatin e lënë! Ajo që po ndodh ëhstë fakti, që qeveria shqiptare po vazhdon të shpërndajë tapi pronësie për ndërtimet e paligjshme që janë bërë mbi toka pronarësh, duke pajisur ndërtuesit e paligjshëm, ose më saktë grabitësit e pronave me disa “tapi” copëra letrash me ngjyrë që në këto 10 vite, janë njoftuar e janë ndarë nga 10-15 herë nëpër mitingje e kongrese partie majtas dhe djathtas. 
Çfarë ndodhi me zaptimin e pronave dhe ndërtimet informale…
Të zaptuara masivisht nga individë të cilët nuk janë pronarë të tyre, këto toka e troje u kthyen në qendra banimi. Të ardhur nga 23 qytete e 935 fshatra të Shqipërisë, sidomos nga zonat skajore veriore e jugore, ndërtuesit e paligjshëm pushtuan tokat e ish-pronarëve me forcë dhe me Ligjin 7501 të vitit 19Shteti shqiptar për efekt të përfitimeve politike (votave). , si kusht për hapjen e negociatave për integrimin në BE. Ligji 7501 është atakuar në Shqipëri me mbi 53 milionë procese gjyqësore në gjykatat e të gjithë niveleve në të gjithë Shqipërinë, të cilët vazhdojnë akoma. Ende në dosjet e prokurorisë janë 230 mijë denoncime për falsifikime e grabitje pronash me letra false, denoncime që kanë si subjekt edhe arkivën qendrore, arkivat rajonale, komunat, bashkitë, prefekturat, qarqet, hipotekat dhe kadastrat. Sipas një llogarie, mbështetur në volumin e madh të dosjeve problematike të pronave që nuk kanë kthyer por ka grabitur pronat, rezulton se “plaga” e madhe e pronave në Shqipëri, do të “kurohet” me 1.2 milionë gjyqe të rregullta e të drejta në të gjithë shkallët e gjyqësorit, por… pas 190 vjetësh, duke futur në punë 12 ekipe gjyqtarësh, prokurorësh, hartografësh, juristësh, ekspertësh kriminalë me mbi 3000 të tillë, të cilët mund ta realizojnë këtë aksion minimalisht pas… 190 vitesh punë intensive, me kosto 2.2 miliardë dollarë shpenzime adiministrative. Këtë afat kohor, vlerë financiare dhe numër punonjësish drejtësie e specialistë të kthimit të pronave, kërkon ky aksion. 
—————————————–
Krerët e shoqatës “Dukati” në Bruksel, takim shpresëdhënës për pronat
Dje, në Redaksinë e Gazetës “Telegraf”, kanë ardhur drejtues të shoqatës “Dukati”, të cilët kanë informuar, se ne emër të kësaj shoqate që mbron të drejtat e pronarëve legjitimë të zonës, një prej drejtuesve të kësaj shoqate të mirënjohur për kontributin që po jep për të drejtën e pronës, ka kryer një takim në Bruksel, me drejtues të institucioneve të të drejtave të njeriut e konkretisht të të drejtës së pronës, ku ka parashtruar me prova padrejtësinë që shteti shqiptar u ka bërë dhe po vazhdon t’u bëjë prej 25 vitesh pronarëve të Dukatit të Vlorës dhe pronarëve në të gjithë zonat e Shqipërisë, duke u grabitur e mohuar pronën e duke mbrojtur ligjërisht zaptuesit e pronave, duke denoncuar edhe grabitjen e pronave me ligjin 7501! Shoqata ”Dukati”, ka 25 vite që përballet fuqishëm me anti-kushtetueshmërinë e qëndrimit ndaj pronave, duke kërkuar kthimin dhe kompensimin e tyre të plotë, me shfyqizim të ligjit 7501 dhe të ligjit të legalizimit të ndërtimeve informale, bërë mbi trojet dhe tokat e tyre, në favor të zaptuesve të paligjshëm. Sipas drejtuesve të shoqatës “Dukati”, takimi në Bruksel ka pasur si temë diskutimi faktin e konfirmuar nga Brukseli, që zgjidhja e çështjes së pronës në Shqipëri është përcaktuar si kriteri i parë bazë, i hapjes së negocitave për anëtarësimin në BE në muajin dhjetor 2015.
———————————– 
Ja 20 ligjet 20 ligjet që nuk i njeh Starsburgu, me të cilët u mohuan, u grabitën e nuk u kthyen pronat në Shqipëri
1. Ligji Nr. 7501 datë 19. 07. 1991: ”Për Tokën”- ndryshuar me 11 ligje gjatë periudhës 1991-2013.
2. Ligji Nr. 7843, datë 13. 07. 1994: ”Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, ndryshuar me 6 ligje gjatë periudhës 1994-2007 – i shfuqizuar me hyrjen në fuqi të ligjit të ri Nr. 33/2012, datë 21.3.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
3. Ligji Nr. 7699, datë 21. 04. 1993: ”Për kompensimin në vlerë te ish-pronarëve të tokës bujqësore”- ndryshuar me 3 ligje në vitin 1995.
4. Ligji Nr. 1254, datë 19. 10. 1995: ”Për kompensimin e ish-pronarëve të trojeve të zëna, të tokës bujqësore dhe jobujqësore, me troje në zonat turistike dhe në qendrat e banuara”(ende në fuqi)- ndryshuar me 5 ligje në vitet 1995-1998. 
5. Ligji Nr. 7843, datë 13. 07. 1994: “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, ndryshuar me 6 ligje gjatë periudhës 1994-2007 – i shfuqizuar me hyrjen në fuqi të ligjit të ri Nr. 33/2012, datë 21.3.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
6. Ligji Nr. 8053, datë 21. 12. 1995: ”Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”- ndryshuar me 2 ligje gjatë periudhës 1995-2012.
7. Ligji Nr. 256, datë 13. 04. 2010: ”Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”.
8. Ligji Nr. 7983, datë 27. 07. 1995: ”Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave”
9. Ligji Nr. 8318, datë 01. 04. 1998: ”Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore,të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”- ndryshuar me 1 ligj të vitit 1998.
10. Ligji Nr. 7980, datë 27.7.1995: ”Për shitblerjen e trojeve”- ndryshuar me 1 ligj të vitit 1997.
11. Ligji Nr. 7848, datë 16. 08. 1994: ”Për shpronësimin për interes publik, si dhe për marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë së paluajtshme”.
12. Ligji Nr. 8561 datë 22. 12. 1999: ”Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”.
13. Ligji Nr. 8743, datë 22. 02. 2001: ”Për pronat e paluajtshme të shtetit”- ndryshuar me 1 ligj të shkurtit 2006.
14. Ligji Nr. 8744, datë 22. 02. 2001: ”Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në qeverisjen vendore”-I ndryshuar 2 herë gjatë periudhës 2001-2007.
15. Ligji Nr. 9235, datë 29. 07. 2004: ”Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” (në fuqi) – I ndryshuar me 9 ligje dhe 2 vendime të Gjykatës Kushtetuese gjatë periudhës 2004 – 2012.
16. Ligji Nr. 9235, datë 29.7.2004: ”Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”.
17. Ligji Nr. 9482, datë 03.04.2006: “Për Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndërtimeve pa leje”, ndryshuar me 4 ligje dhe 1 vendim të Gjykatës Kushtetuese gjatë periudhës 2006 – 2012.
18. Ligji Nr. 256, datë 13.4.2010: ”Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”.
19. Ligji Nr. 33/2012, datë 21. 03. 2012: ”Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. 
20. Ligji Nr. 9948, datë 07. 07. 2008: ”Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, ndryshuar 1 në mars të vitit 2012.
Sigal