Mos flini pa bërë seks, ja arsyeja

418
Dëshironi të jeni në formë? Të keni një gjumë të rregullt? Të ndjeheni të relaksuar?
Ekspertët kanë gjetur një mënyrë shumë të lehtë dhe argëtuese që do t’ju mbajë në formë.
Seksi është ilaçi më i mirë për gjumë

Nuk kanë thënë kot “Ilaçi më i mirë i gjumit është seksi”. Orgazma gjatë seksit ju qetëson si psiqikisht ashtu edhe fizikisht dhe ju mundëson të bëni një gjumë të qetë. Është fakt që seksi i natës ndikon pozitivisht tek personat që kanë probleme me gjumin e natës. Këta në krahasim me ciftet që nuk kryejnë marrëdhënie seksuale para gjumit, bëjnë një gjumë më të thellë dhe më të qetë.

Sporti më argëtues
Përveç kësaj, çiftet të cilët meren me sport për rregullimin e qarkullimit të gjakut, mund ta zëvendësojnë atë me seks para gjumit. Përderisa me sport ju e aktivizoni një pjesë të trupit , me seks aktivizohet cdo pjesë e mundshme e trupit tuaj. Kështu organet punojnë në mënyrë më efikase dhe përshpejtohet rinovimin e qelizave. Rrahjet e shpeshta të zemrës e rrisin sasinë e oksigjenit dhe të gjakut teksa shpërndahen në tru dhe në inde. Kjo do të thotë një performancë më e mirë mendore. Nëse seksi para gjumit bëhet në mënyrë te rregullt, performanca juaj mendore shtohet rregullisht.

Mbajeni vijën e trupit tuaj përmes seksit
Një avantazh tjetër i seksit para gjumit është se i ndihmon çiftet ta mbajnë formën e tyre. Pasi seksi nuk është diçka individuale dhe me ekuilibër siç janë sporti dhe ushqimi i shëndetshëm, është i përkryer për individët të cilët kanë vështirësi në këto lami.

E vetmja mënyrë për të djegur 150 kalori në 30 minuta
Sipas hulumtimeve, 30 minuta seks të pasionuar djeg 150 kalori. Përveç kësaj, seksi para gjumit e korrigjon boshtin e kurrizit dhe kështu ndikon pozitivisht në qëndrimin tuaj. Lëvizjet ritmike që krijohen gjatë seksit në pjesën e poshtme të belit, ndikojnë mirë në muskujt e shpinës dhe në boshtin e kurrizit.
Sigal