Presidenti Meta: Pasuria Kombëtare po vidhet çdo ditë

424
Sigal

Presidenti Ilir Meta, gjatë fjalës në manifestimin madhështor që ka mbledhur qindra e mijëra shqiptarë, ka sqaruar se pse vendosi të thërriste protestën e këtij 2 marsi kundër mazhorancës.

Sipas Metës, institucionit të Presidencës i kanë shteruar të gjitha përpjekjet demokratike dhe sipas tij kjo ishte mënyra e vetme për të mbrojtur popullin nga grushti i shtetit.

Kreu i Shtetit tha edhe se po vidhet pasuria kombëtare çdo ditë dhe kjo është një nga arsyet e tjera se pse ai thirri këtë manifestim.

Deklarata

Pse presidenti thirri popullin? Sepse presidenti i shterojnë të gjitha përpjekjet institucionale dhe demokratike për të parandaluar kapjen e shtetit dhe sidomos grushtin e shtetit. Presidenti ka thirrur popullin sepse pasuria kombëtare që po vidhet çdo ditë është ajo ç’ka zoti u ka dhënë të gjithë shqiptarëve.

Sepse sistemi i drejtësisë është kapur për fyti, nga sekti anti-shtet, sepse kemi drejtësi me regji që godet të varfëritë të pambrojturit dhe të ndershmit dhe garanton paprekshmërinë e klaneve pranë sektit që ka zaptuar shtetin.

Sepse financat publike po shterojnë dhe borxhet publike po rriten në mënyrë katastrofike dhe ato po i paguani të gjithë në mënyrë të padrejtë. Sepse skandalet që financon kontrolli i lartë i shtetit prej miliarda eurosh bie në vesh të shurdhët edhe për qeverinë edhe për Kuvendin, por edhe për drejtësinë që fle.