Ulet numri i viktimave në Itali, vetëm 431 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi

344
Sigal

Ulet sërish numri i fataliteteve nga koronavirusi në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 431 persona me COVID-19 (dje ishte 619), duke e çuar numrin në total në 19,899.

Tashmë janë Shtetet e Bashkuara me numrin më të lartë të fataliteteve në botë, me 21,409 vdekje, e ndjekur nga Italia (19,899) dhe Spanja (16,972).

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 156,363 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës (vendi i tretë në botë, pas SHBA-ve dhe Spanjës). Rritja nga dje regjistron një ulje të lehtë: +4,092 (të shtunën ishte +4,694).

Janë 34,211 persona të shëruar nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht, janë 102,253 të sëmurë aktivë me koronavirus në Itali, 3,343 prej tyre në gjendje kritike.

Në total në botë deri tani regjistrohen 1,810,738 të infektuar, me 112,168 vdekje dhe të shëruar 414,911. Në gjendje kritike ndodhen 50,649 persona

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me  535,591 raste (21,409 vdekje), e ndjekur nga Spanja (166,019 raste/ 16,972 vdekje).