Mbi 10 mijë vdekje nga koronavirusi, Anglia nis parashikmet për numrin e personave që mund të vdesin

323
Sigal

Këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Patrick Vallance, tha se do të ishte një “rezultat i mirë” për Mbretërinë e Bashkuar nëse numri i vdekjeve nga virusi mund të mbahej nën 20,000.

Matt Hancock, sekretari i shëndetësisë, u pyet nëse është akoma e mundur të arrihet ai “rezultat i mirë”, duke pasur parasysh se numri i të vdekurve tejkaloi 10,000 sot.

“Rruga e ardhshme e kësaj pandemie në këtë vend përcaktohet nga mënyra sesi veprojnë njerëzit. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që njerëzit të ndjekin udhëzimet për distancimin shoqëror. Parashikimet nuk janë të mundshme, pikërisht sepse ato varen nga sjellja e popullit britanik, u shpreh Hancock.

Prof Yvonne Doyle nga NHS England thotë se ajo pajtohet me sekretarin e shëndetësisë, duke shtuar se për momentin gjëja më e rëndësishme për të bërë është të vazhdoni distancimin shoqëror dhe të mbroni më të prekurit – për të cilin thotë se është një “absolutisht thelbësore”.