Ulen aksidentet me 13.4% në janar-qershor, problem mbetet sjellja e shoferëve

130
Sigal

Ulja graduale e numrit të aksidenteve e reflektuar muaj pas muaji gjatë këtij viti duket se ka vijuar edhe në qershor.

Instituti i Statistikave raportoi se në muajin e gjashtë të këtij viti numërohen 98 aksidente rrugore nga 124 të ndodhura në muajin qershor 2021 me një ulje prej 21,0%.

“Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 141 persona nga 161 që ishte në muajin Qershor 2021. Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 15 persona të vdekur në Qershor 2021.

Aksidentet rrugore, në 90,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 27,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 25,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në njoftimin e INSTAT.

I njëjti publikim vlerëson se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, numërohen 581 aksidente rrugore nga 671 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 13,4%.

“Numri i të aksidentuarve është 821 persona nga 875 persona të aksidentuar në gjashtërmujorin e parë të vitit 2021. Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 89 persona nga 105 persona të vdekur në gjashtërmujorin e parë të vitit 2021.

Aksidentet rrugore, në 12,6% të rasteve, në gjashtërmujorin e parë të vitit 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 38,1%”, vlerëson INSTAT.

Ulen aksidentet me 13.4% në janar-qershor, problem mbetet sjellja e

Ulen aksidentet me 13.4% në janar-qershor, problem mbetet sjellja e

Ulen aksidentet me 13.4% në janar-qershor, problem mbetet sjellja e

Ulen aksidentet me 13.4% në janar-qershor, problem mbetet sjellja e

Ulen aksidentet me 13.4% në janar-qershor, problem mbetet sjellja e