Vasili: Inceneratoret, SPAK boll e zgjate, kembanat po bien shume fort per Ramen dhe Veliajn!

150
Sigal

Nga Petrit Vasili

Inceneratoret, SPAK boll e zgjate, kembanat po bien shume fort per Ramen dhe Veliajn!
Gjithe Shqiperia e ka shume te qarte, qe pa firmat e Rames, Veliajt e te tjereve as qe do te kishim inceneratore fare ne Shqiperi.
Pa mbeshtetjen dhe hapjen e dyerve nga Rama dhe qeveria e tij mafiozeve te inceneratoreve kurren e kurres kjo afere qindra milione euro nuk do realizohej pa i hyre nje gjemb ne kembe.
Ndaj kete loje te arrestimeve inflacioniste, qe i i vijne perqark çeshtjes pa guxuar te shkojne te pergjegjesit dhe fajtoret kryesore nuk e ha kerkush.
Dosjet dhe dokumentet shume te renda jane sheshit dhe i gjithe populli i njeh.
Mafia e inceneratoreve, qe vazhdon e merr 80 mije euro ne dite dhe mbi 180 milion euro evazion i provuar jane akuza te tmerrshme te provuara boterisht.
Dokumente te reja po denoncohen perdite dhe tregojne permasat e tmerrshme te aferes, qe shkojne edhe jashte inceneratoreve.
Te gjithe pane se si mafia e inceneratoreve ka rrembyer miliona euro, qe nga Landfilli i Vlores,OSHE,Bashki te ndryshme, Ministri te Infrastruktures, Mireqenies e Mjedisit etj, duke provuar ekzistencen e nje Oktapodi mafioz teper te madh dhe shume te rrezikshem.
Mjaft fakte te tjera kompromentuese po denoncohen edhe nga mediat e pavarura.
Çdo dokument i ri, qe del po asgjeson de facto qeverine dhe njeherazi po rendon gjithnje e me shume drejtesine, qe nuk vepron.
Askush nuk genjehet me keto manovra te njohura dhe te rendomta per te devijuar vemendjen.
SPAK ka kohe qe kembanat po bien te gjitha per Ramen, Veliajn & co vetem ju po beni sikur nuk degjoni.
SPAK veproni, boll u bete bashkefajtore, populli sheh dhe kupton gjithshka!!