UKT: Situata është normalizuar, cilësia e ujit është e garantuar

515
UKT njofton qytetarët e Tiranës se situata e furnizimit me ujë të pijshëm është rikthyer në normalitet. Impianti i trajtimit të ujit në Bovillë është rivënë në punë mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas stabilizimit të situatës së turbullirës që përfshiu liqenin e Bovillës 2 ditet e fundit. 
Stafi i UKT ka monitoruar çdo minutë, 24 orë me rradhë, gjëndjen e krijuar pas reshjeve të dendura të shiut, te cilat shkaktuan një turbullim të pazakontë të liqenit të Bovillës. 
Gjatë ditës së djeshme UKT me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, ka furnizuar me bote në mënyrë të vazhdueshme institucionet e rëndësisë së veçantë, sidomos spitalet. Vetëm në QSUT janë dërguar 30 bote me ujë.
Problemet e shfaqura gjatë ditës së sotme në disa zona të Tiranës, kanë ardhur si pasojë e vakumit të krijuar në rrjetin e shpërndarjes, depot dhe depozitat private të qytetarëve, gjatë periudhës së mungesës së ujit. Situata e furnizimit në këto zona do të normalizohet brenda ditës së sotme. 
UKT hedh poshtë çdo spekullim mbi cilësinë e ujit të pijshëm me të cilin po furnizohen qytetarët. Laboratorët tanë në Bovillë si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme, kryejnë disa herë në ditë analiza periodike të kontrollit të cilësisë së ujit. 
Ujesjellësi i Tiranës garanton se cilësia e ujit të pijshëm është në përputhje me të gjithë parametrat dhe është normalisht i konsumueshëm nga banorët. 
Sigal