U zhduk në rrethana misterioze, gjendet i vdekur vëllai i ish-gjeneralit në Mat

434
Sigal

MAT– Pas afro 10 ditesh nga zhdukja ne rrethana misterioze, vëllai i ish gjeneral Gjin Markut nga Bazi i Matit është gjetur i vdekur. Ndue Gjinaj (Marku) 84 vjeç, i cili punonte si bari u gjet i vdekur dje në fshatin Fushë-Mollë pranë një përroi.

Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Kujtojmë se i moshuari kishte dalë me bagëti jo shumë larg banesës, por nuk ishte kthyer duke alarmuar familjarët e tij te cilet kërkuan ndihmen e policisë.

Njoftimi i policise:
Më datë 19.06.2018, Policia e Komisariatit Mat, është njoftuar nga familjarët e shtetasit N.GJ, rreth 85 vjeç, banues në fshatin Baz, Mat, se ky shtetas ka dalë nga shëpia me bagëti për në mal dhe nuk është kthyer në banesë.

Shërbimet e policisë organizuan punën dhe në bashkëpunim me familjarët prej një jave vijuan kërkimet për gjetjen e tij.

Rreth orës 16.10, datë 27.06.2018, në fshatin Fushë-Mollë pranë një përroi, u gjet pa shenja jete shtetasit N.Gj.

Nga kqyerja e vendit të ngjarjes si dhe nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë rrëzuar nga një shkëmb dhe si pasojë ka humbur jetën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat si “ngjarje aksidentale”.