‘Hello Kitty’, një tren i bardhë me kukullën e famshme do të nisë udhëtimin në Japoni

797
Sigal

Një tren ndryshe do të nisë udhëtimin e tij tre mujor mes qyteteve japoneze të Osakës dhe Fukuoka në Japoni.

 

Kjo gjë u zbulua nga firma hekurudhore e Japonisë Perëndimore, e cila shpreson se përdorimi i një transporti të tille do të nxisë turizmin.

Një tren i bardhë me kukullën Hello Kitty do të jetë një risi dhe një çlodhje për udhëtarët.

Në përputhje me synimin e firmës për të tërhequr turistët, karroca e parë nuk do të ketë vende, por do t’u ofrojë udhëtarëve mundësinë për të blerë mallra dhe ushqime rajonale nga Japonia perëndimore.

Hello Kitty u krijua nga Yuko Shimizu në vitin 1974 dhe që atëherë është përhapur në mbarë botën.

Ajo mund të gjendet në çdo gjë, nga zinxhirët kryesorë deri te vaji motorik, aeroplanëve deri tek letrat higjienike dhe tani investimi vlerësohet të jetë me vlerë miliarda dollarë.
treni-3

treni-2

treni-4

treni-5

treni-1