Z.PRESIDENT! Historia t’ju rendisë në radhën e burrave më të nderuar të kombit shqiptar

151
Sigal

Unë jam akoma e vogël, por dëshira për te njohur historinë e popullit tim nuk me ka munguar asnjë çast. Nxitur dhe nga babai im Andrea Zaja, një ushtarak dhe adhurues i ushtrisë kombëtare jam përpjekur të lexoj dhe te informohem nga im  atë, rreth historisë se ushtrisë tone, atyre njerëzve te shkolluar e arsimuar ne akademitë me te mira te botes dhe qe me devotshmëri punuan e luftuan për komb e atdhe. Një ndër ata të shumtë jeni dhe mbeteni dhe Ju, z. PRESIDENT! I lindur ne Shkodër, nga një familje me prejardhje ushtarake, babai juaj, Spiro Moisiu i shkolluar si oficer, i angazhuar ne forcat qeveritare për mbrojtjen e Kongresit te Lushnjës, mori pjese ne lufte kundër forcave serbe ne Martanesh, mbështetës i forcave Fannoliste. Edhe me ardhjen ne pushtet te qeverise se mbretit zog ai nuk u largua nga vendi por vazhdoi te kontribuoi për atdheun e tij, si ushtarak karriere ne disa qytete te vendit. Kam mësuar se karrierën e babait tuaj, e vazhduat me po atë përkushtim e devocion edhe Ju, zoti President! U shkolluat ne akademitë ushtarake me te zhvilluara te botes, u angazhuat ne strukturat ushtarake, keni dhënë kontributin tuaj ne ato vite te vështira te sistemit, i suksesshëm, i devotshëm e sakrifikues për të çuar përpara idealet tuaja dhe botëkuptimin tuaj mbi organizimin e funksionimin e artit ushtarak dhe vënien e tij ne funksion te atdheut e kombit. Vazhduat angazhimin tuaj politik ne vitet e demokracisë, ne strukturat me te larta te shtetit duke bere qe emri Juaj te gdhendet me germa te arta, e qe historia t’ju rendisë ne radhën e BURRAVE me te nderuar te kombit shqiptare.  “Unë, edhe pse akoma e vogël, ndjej krenari kur flas për një figure kaq te madhe, te dale nga populli im e radhët e ushtrisë tone, sepse duke pasur prejardhje prej një prindi ushtarak dhe i prere suksesshëm, mendoj dhe ëndërroj qe t’ju bashkëngjitem rreshtit te kësaj armate te madhe njerëzish te përkushtuar për komb e atdhe! Para Jush, me përulje, ndjej detyrim te angazhohem personalisht e t’ju bej thirrje bashkëmoshatarëve te mi, qe si këta njerëz te mëdhenj, një ditë te mund te marrim stafetën për te çuar përpara idealet tuaja! Sot kam fatin qe unë ndodhem përballë Jush, dhe jo vetëm t’ju shoh nga ekrani, dhe qe dukeni i madh, por ne te vërtetë ju qenkeni një burrë shume i madh, burrë shteti z. PRESIDENT! Faleminderit organizatoreve qe me besuan dhe mua te jem pjese e këtij eventi te rëndësishëm, qe ne te vërtetë dukem e madhe, akoma jam një fëmijë me ëndrra te mëdha, pse jo, për të të arritur z. President!

 

SARA ZAJA

Shkolla “Ernest KOLIQI”

Klasa 9-të

Tirane 08/06/2023