Zjarri në banesë i mori jetën, flet me lotësh vajza e të moshuarës: E kërkova jashtë se mendova se kishte dalë, dyshojmë se…

64
Sigal

Një e moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, pas zjarrit që ka përfshirë banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Celo Sinani” në Tiranë, ndërsa siç raportoi për “BË” gazetari Igli Çelmeta, viktima është identifikuar si shtetasja Violeta Muçi.

Shkak për zjarrin në banesë dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa familjarët besojnë se e moshuara mund të ketë harruar sobën ndezur.

Në një intervistë  vajza e viktimës, ka treguar se 80-vjeçarja ndodhej vetëm në banesë, ndërsa janë lajmëruar nga fqinjët për ngjarjen.

“Kur erdha, po e kërkoja se mos kishte dalë jashtë, por më thanë se ndodhet brenda dhe ka ndërruar jetë”, tha ajo mes lotësh.

Ndërkohë tashmë familja me katër anëtarë bën apel për ndihmë, pasi përpos humbjes së njeriut të tyre të dashur, ata kanë mbetur në qiell të hapur.