U shemb dje, nis pastrimi i rrënojave tek Teatri Kombëtar, kamionët mbushen me inerte

30

Një ditë më parë me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shemb Teatri Kombëtar.

Sot, një ditë më pas po bëhet pastrimi i inerteve. Kamionë plot me inerte po largohen sot nga qendra e Tiranës dhe pritet që gjithë zona të pastrohet plotësisht.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Dje nuk munguan përplasjet e njëpasnjëshmeve midis policisë dhe protestuesve.

Në Polici u shoqëruan Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka, Alfred Lela dhe dhjetëra qytetarë.

Basha ka paralajmëruar për aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Ndërkohë, ditën e sotme në orën 16:30 do të zhvillohet një protestë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, në të cilën do të marrë pjesë edhe opozita.