U mbyt në lumin Mat, gjendet nga RENEA trupi i 22-vjeçarit

96
Sigal

Trupi i pajetë i 22-vjeçarit, Valentin Nikolli, që u mbyt në lumin Mat është gjetur nga polumbarët e RENEA-s mëngjesin e sotëm.

I riu u mbyt pasditen e së mërkurës në afërsi të Urës së Zogut. Mësohet se 22-vjeçari kishte shkuar në lumë për të peshkuar bashke me shokët e tij.

Sipas policisë, dyshohet aksidentalisht ka rënë në ujë dhe e ka marrë rrjedha e Lumit.

Kërkimet për gjetjen e trupit të tij nisën pasditen e djeshme (31 maj) nga polumbarët e  RENEA-s të ardhura nga Tirana.

Njoftimi i policisë:

Skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, prej mbrëmjes së djeshme u përfshi në operacionin e kërkimit për gjetjen e 22-vjeçarit, i cili dyshohet se ra aksidentalisht në lumin Mat dhe për pasojë e mori rrjedha e lumit.

Pas kërkimeve prej disa orësh në lumin Mat, nga shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të shtetasit V. N., 22 vjeç, banues në Milot, i cili ditën e djeshme dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumë, gjatë kohës që po peshkonte me shokët e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.