U kap duke transportuar 4 emigrantë, 2 prej tyre i kishte fshehur në bagazh, pranga të riut në Pogradec

119
Sigal

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit, ndërsa në pranga ra një person.

Në kuadër të operacionit policor “Perimetri 184”, u arrestua 25-vjeçari inicialet M. Ç., pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

NJOFTIMI I POLICISE

Vihet në pranga 1 tjetër shtetas i cili u kap duke transportuar, kundrejt shpërblimit, 4 emigrantë të paligjshëm.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore, kanë konstatuar në qytetin e Pogradecit, shtetasin M. Ç., duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Po punohet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.