Dr.Pipero, fol si mjek dhe jo si maskë e politikës !

573
Sigal

Nga Neki Vishanji

Dr.Pipero ka qene i respektuar deri diku per profesionalizmin si mjek infeksionist te cilen e ka filluar reparteve ushtarake dhe deri sa u rrit ne karieren e tij si mjek infeksionist prane Spitalit Ushtarak. Por kur degjojme keto ditet e fundit Pllumb Piperon ,ndjejme nje trishtim dhe duket sikur ish-mjeku infeksionist eshte transformuar ne politikanin -biznesmen. Zoti Pipero, beni detyren tuaj dhe mos u veteperdorni nga politika. Sherbejuni qytetarve dhe respektoni betimin e Hipokratit dhe mos mbuloni zullumet e Hipokritëve, pasi nje qytetar edhe mund te flase pa pergjegjsi ,por juve nuk ju takon dhe do jeni neser pergjegjes per kete qendrim.

Pse e themi kete ?!

Kjo sepse Dr. Pipero deklaron se nuk duhen maskat ! Por kjo nuk kuptohet nese Pipero e thote si Dr.Pipero apo si biznesmeno-politikani Pipero. Dhe me vone mjeko-politikano-biznesmeni Pipero argumenton se maska nuk nevojiten, pasi nuk kane efekt . Maska sipas Piperos nuk lejon qe sekrecionet e nje personi qe mund te jete me coronavirus te shperndahen.. Po mire more doktor, ne apo themi qe duhet te eleminojme kontaktet dhe infektimin nga sekrecionet, pserklat ?! Athere si mund ta eleminojme mos marjen e virusit kur ju rekomandon qe mos vendosni maska?! Ju thoni qe te dhenat e fundit tregojne se virusi qendron ne ajer. Athere kur qendron ne ajer ai mund te thithet shume kollaj nga qytetaret. Ja pra Dr.Pipero qe maska eshte e domosdoshme dhe parandaluese. Ju thoni qe maska duhet nderruar , plotesisht e drejte,por kjo tregon se maska duhet. Ndaj Dr. Pipero flisni troc se qytetaret qe levizin per arsye pune duhet te vendosin maska, doreza dhe te zbatojne te gjitha kushtet dhe kriteret parandaluese te semundjeve infektive dhe ne rastin konkret te COVID-19. Mos beni lojen e qeverise dhe ministrise se Shendetsise ne lidhje me papergjegjshmerin e tyre per pajisjen me maska dhe doreza te shqiptarve.

Kur ju ishit drejtor i fufarmes kishit maska dhe doreza sa per gjithe Ballkanin. Pajisja me maska te skaduara eshte nje turp i madh dhe nje dite do te kete pergjegjes per kete skandal dhe krim me jetet e njerzve dhe taksapaguesve shqiptar. Ndaj flisni si mjek dhe mos beni, as avokatin e djallit dhe as te kujtdo tjeter qe kerkon te laje duart e ‘nxira dhe virusuara ‘me maskaraden e maskave te skaduara. Sot politika po deklaron se maskat nuk duhen, per te justifikuar turpin dhe babezine e cila nuk kursen as rastet e pandemise. Ndaj mos u perdorni doktor, edhe pse njiheni per karakter te luhatshem. Tregohuni humanist,pasi respekti per pacientin nuk ju ka munguar kurre. Dhe ju e keni treguar me fakte dhe sakrifica. Respektimi i karantines dhe eleminimi ne maksimum i daljeve nga banesa jane jo thjesht keshilla por detyrim per te gjithe shqiptaret. Ja keto jane ato qe ne kemi nevoje te degjojme nga Ju .