U gjet i vrarë anës rrugës së Kombit, dyshohet se u ekzekutua nga shoku i ngushtë

544
Sigal

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi, i cili u gjend i pajetë në Zalle Xhuxhe të Mirditës në fillim të këtij muaji.

Autori i krimit është Gjovalin Alia, mik i ngushtë i viktimës.

Trupi i viktimës u zbulua pak metra larg Rrugës së Kombit dhe dyshimet e para ishin për gjakmarrje, pasi vëllai i tij, muaj më parë ka kryer një vrasje në Durrës.

Ajo që mbetet e dyshimtë edhe për policinë e Lezhës është fakti nëse 34-vjeçari është ekzekutuar në ndonjë vend tjetër dhe më pas është lënë në Zalle Xhuxhe nga autori apo është marrë peng për t’u ekzekutuar në Mirditë.

Ishin banoret e zonës ata që gjetën rastësisht trupin e ekzekutuar të Eri Zefit.