U ekzekutua mëngjesin e sotëm, ky është Bujar Çela

666
Sigal

Ky që shikoni në foto është Bujar Çela, vëllai i Talos Çelës i ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Bradashesh të Elbasanit.

Ai u vra përpara lokali teksa po shkonte në punë. Abc News raporton se ekzekutimi i tij mund të jetë bërë nga dy persona të maskuar të cilët më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Pak orë pas ngjarjes policia gjeti një makinë të djegur në fshatin Murash të Elbasanit.

Për kapjen e autorëve policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.