U arrestua nga policia, zbardhet çfarë tha Henri Çili

451
Sigal

Një ditë pas arrestimit, flet për herë të parë botuesi dhe njëkohësisht pronari i Unversitetit Europian të Tiranës, Henri Çili.

Çili është marrë në pyetje për një orë e gjysmë nga policia gjyqësore lidhur me akuzat se do të ndikonte tek Gjykata e Lartë për lirimin e Arbjon dhe Alban Alikos. Botuesi është shprehur se është i pafajshëm dhe se nuk kishte kryer asnjë shkelje ligjore.

“Unë nuk kam kryer asnjë shkelje. Do t’i kundërshtoj në momentin e duhur me prova e fakte.

Akuzat që më bëhen janë tërësisht të manipuluara. Nuk kam dijeni për akuzat e Prokurorisë. Provat e Prokurorisë do t’i kundërshtoj në momentin e duhur,”-është shprehur botuesi.

Masa e sigurisë për Henri Çilin do të jepet ditën e nesërme në Gjykatën e Përmetit.