Tronditëse, dy fëmijët e mbytur në liqenin e Prushit janë vëllezër, 15-vjeçari hyri për të shpëtuar vëllanë e vogël

172
Sigal

Detaje tragjike nga ngjarja në Tiranë.  Dy fëmijët e mitur, që u mbytën në liqenin e Prushit, janë vëllezër, të moshës 15 dhe 6 vjeç.

Kanë qenë një grup fëmijësh, të cilët kapeshin pas një litari në pemë dhe zhyteshin në liqen, prej ku fatkeqësisht dy vëllezërit nuk kanë mundur të dalin.

15-vjeçari është futur në liqen për të shpëtuar vëllanë e vogël, por të dy kanë humbur jetën.