Arrestohet shqiptari në Itali, i sekuestrohen 714 kg kanabis

502
Sigal

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën e
Leçes, pasi është kapur me një sasi të madhe droge. Sipas mediave italiane në
pranga ka rënë shqiptari i identifikuar si Spartak Meli, 28 vjeç, ndërsa 714
kilogram kanabis u gjet e fshehur në një pus nafte pranë zonës Surbiton.

Sipas policisë italiane, shqiptari i arrestuar është
përgjegjësi kryesor për posedimin dhe trafikimin e lëndës narkotike brenda dhe
jashtë Leçes.

Arrestimi i shqiptarit është pjesë e një hetimi që ka nisur
më herët në provincën e Brindisit ku janë kryer dhe arrestime të tjera.

Policia italiane vijon hetimet për kapjen e personave të
tjerë të përfshirë në trafikun e narkotikëve.