Tre raste të reja në Shkodër, infektohet polici dhe nëna e infermieres

306
Sigal

Të hënën janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Kështu numri total i të infektuarve në vend është rritur në 584. Mes rasteve të reja, tre janë regjistruar vetëm në Shkodër.

Nga këto raste të reja, njëri nga të infektuarit është një efektiv i FNSH-së duke iu shtuar kështu vatrës së re në qytet. E infektuar me Covid-19 rezulton që të jetë shitëse buke, vajza e së cilës është infermiere në spital ku gjithashtu dyshohet se është transmetuar virusi.

Numri i të infektuarve në Shkodër është rritur në 99 duke e bërë kështu qytetin e dytë më të prekur në vend pas Tiranës.

Ndërkohë që në repartin e reanimacionit kemi edhe një pacient që ka rezultuar pozitiv. Kemi edhe një shitëse në një nga furrat e bukës. Në fillim është infektuar vajza e saj, infermiere në reanimacion, pastaj e ëma ka dalë pozitive.

Ndërkohë, lajme të mira ka në zonën e Vaut të Dejës ku si duket vatra e infeksionit është e izoluar.

Deri më tani në këtë zonë nuk ka pasur më raste të reja. Ndërsa, shqetësuese mbetet situata në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku reparti Reanimicainit është më i prekuri nga virusi korona.

Përveç numrit të pacientëve, rezultojnë të sëmurë edhe shtatë persona nga personeli shëndetësor, mes tyre edhe një infermier i sallave të operacionit.