Transparenca qytetare

449
Sigal

Komisioneri Dervishi u jep bashkive 6 muaj afat për t’u dhënë transparencë qytetarëve

Nga 1 Janari 2019, të 61 bashkitë në vend kanë pasur si detyrim ligjor që të implementojnë modelin e ri të programeve të transparencës duke bërë që çdo qytetar që ka nevojë për informacion ta marrë atë përmes internetit, pa u detyruar të trokasë në dyert e pushtetit vendor. Por, pavarësisht detyrimit, ende ka shumë institucione të pushtetit vendor që nuk e kanë përmbushur atë. Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi, pohoi dje se vendorëve u është lënë një afat 6-mujor për shkak edhe të angazhimit me zgjedhjet lokale. Në rastet kur pushteti vendor nuk implementon modelin e transparencës, parashikohen sanksionet që përcakton ligji. Nga një studim i bërë vitin e kaluar, rezultonte se nga 61 bashki në vend, 54 prej tyre kanë faqe interneti dhe 52 kanë të publikuara programet e transparencës.